Kërkoj largimin nga sistemi, nuk do ketë vetting për prokurorin e Beratit

Shqipëria

Kërkoj largimin nga sistemi, nuk do ketë vetting për prokurorin e Beratit

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:12
Foto ilustruese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e rivlerësimit të prokurorit të Beratit, Ermir Beta. Më 15 mars ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen nga detyra dhe Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KPK-në më 6 prill. Ermir Beta ishte emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit, me dekret të presidentit të datës 6 nëntor 2008.

Lista e zyrtarëve që u është ndërprerë procesi i Vettingut deri tani:

Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat

Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë

Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm

Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat