Rruga e Kombit, Basha, Ramës: Llapaqen, po detyron shqiptarët të paguajnë dy herë

Shqipëria

Rruga e Kombit, Basha, Ramës: Llapaqen, po detyron shqiptarët të paguajnë dy herë

Më: 29 mars 2018 Në ora: 12:00
Lulzim Basha

Pas fjalës së Kreut të qeverisë Edi Rama për taksën në Rrugën e Kombit, ka marrë fjalën edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili ka akuzuar kryeministrin se po tallet me shqiptarët duke i detyruar të paguajnë dy herë.

“Sapo ra me këmbët e veta në gropën që vetë e ka hapur. Një njeri i cili me të vërtetë nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë për asgjë që bën.

Në 5 vite në pushtet Edi Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit. 100 lekë në janarin e vitit 2014 dhe 100 lekë të tjera në janarin e vitit 2015, duke shtuar këtu edhe TVSH, vlera totale e taksës Rama mbi çdo litër që përdorin shqiptarët është 240 lekë për letër.

240 lekë merr çdo ditë Edi Rama nga xhepat e shqiptarëve për taksën e qarkullimit. Çfarë është taksa e qarkullimit ua shpjegojnë ministrat e Edi Ramës. Karafili me anglishte, por edhe Cani e kanë shpjeguar që taksa përdoret kryesisht për mirëmbajtjen e rrugëve.

Po na thuaj pak o llapaqen i batutave pse paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit. Pse vazhdon t’u marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër. Sapo e the vetë o njëra, o tjetra.

Nuk të shpëton ngërdheshja, tregon vetëm sa i pacipë je. Duhet të ulje kokën ose t’i kërcisje një shpullë mësuesit të anglishtes. Se do vijmë dhe tek matematika jote, e njohim dhe matematikën tënde.

E gjete taksën e karburantit 7 lekë për litër, e shtove 2 herë. Vetëm me taksën e rritur, ta quajmë taksa “Rama” ti u merr shqiptarëve 120 milionë dollarë në vit vetëm me taksën e rritur. Ngërdheshu se s’ke ça të bësh, o të ngërdheshesh ose të marrësh në dru atë që të mëson”, tha kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat