Helmoi vjehrrën dhe e mbyti, nusja mbetet në burg. Lirohen hoxha, vjehrri dhe kushëriri

Shqipëria

Helmoi vjehrrën dhe e mbyti, nusja mbetet në burg. Lirohen hoxha, vjehrri dhe kushëriri

Më: 28 mars 2018 Në ora: 11:26
Marjana Cmeta

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Marjana Cmetën, 21 vjecarja e akuzuar për vrasjen e vjehrrës së saj Lirije Lami, të cilën e helmoi 1 vit më parë me fostoksinë në lëngun e portokallit dhe më pas e mbyti.

[marjana-cmeta-nusja (1)]

Ngjarja u zbulua 1 vit më vonë. Të gjithë sa kishte ndodhur, ajo e kishte rrëfyer te hoxha i zonës, i cili e kishte regjistruar bisedën dhe ia kishte treguar burrit të viktimës dhe një kushëriri të tyre, por pa e denoncuar ngjarjen në Polici.

Hoxha Hysen Shehu, vjehrri Agim Lami dhe kushëriri Arben Saliu janë liruar nga qelia, me detyrim paraqitje.

Ata kishin apeluar masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila i la të kartërt në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat