Rivlerësimi i gjyqtarëve, Fatos Lulo ka mungesë të burimeve të pasurisë

Shqipëria

Rivlerësimi i gjyqtarëve, Fatos Lulo ka mungesë të burimeve të pasurisë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:09
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur sot seancën dëgjimore me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Vetë Lulo nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij Ardian Visha.

Relatorja e çështjes, Etleda Çiftja thotë se nga raporti për pasuritë i ILDKPI-së, rezulton se Lulo ka mungesë të burimit të pasurive.

Vetë ILDKPI është shprehur se ka deklarim të rremë të gjyqtarit Lulo, ndërsa gjyqtarja relatorja bëri të ditur se gjatë fazës së hetimeve të komisionit, është komunikuar me postë elektronike me vetë Lulon.

Ndërkohë që ka deklaruar se ai ka një depozitë financiare prej 480 mijë dollarësh në në Kanada, një shtëpi në Kanada, apartament në Rrugën e Durrësit në kryeqytet, zyrë dhe një shumë prej 100 mijë dollarë dhuratë.

Trupa Gjykuese fton Lulon të paraqesë komentet e tij për rezultatet e mundshme të procesit të rivlerësimit.

Ndërkohë, avokati i Lulos, Ardian Visha thotë se vlerësimi i klientit të tij është i pari subjekt që del në seancë. “Raporti i ILDKPI është një produkt që ndërsa nuk ka prodhuar gjetje për 14 vjet, tani ndodh e kundërta. Kjo përbën habi sepse mungojnë të dhëna si të ardhurat e Fatos Lulos kur ka qenë avokat, apo ligjshmërisë të të ardhurave të motrës së gjyqtarit që i ka dhuruar 100 mijë dollarë. Fatos Lulo ka qenë avokat më herët gjatë viteve ’90, pse ILDKPI i konsideron këto vite më të ardhura zero?”, u shpreh Visha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat