11 zyrtarët e lartë që do t'i bëjnë "gjyqin" Saimir Tahirit

Shqipëria

11 zyrtarët e lartë që do t'i bëjnë "gjyqin" Saimir Tahirit

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:27
Saimir Tahiri

Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të përballet kësaj here me 11 persona dhe të paktën 5 prej tyre pritet që të hetojnë fije për fije lidhjet e mundshme mes tij e grupit kriminal të Habilajve.

Në pritje për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e Tahirit, PS, PD e LSI kanë zbardhur emrat e 11 deputetëve që do të jenë pjesë e këtij procesi.

PS do të ketë gjashtë anëtarë në komision:

Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia, Bashkim Fino.

Nga ana e opozitës do të jenë 5 deputetë, 4 nga PD dhe një nga LSI. Gjithashtu opozita do të ketë të “vetin” dhe kryetarin e komisionit.

Anëtarët e PD-së janë Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Flamur Noka dhe Edi Paloka, kurse LSI do të çojë në komision Endrit Braimllarin.

Fokusi i komisionit do të jetë e gjithë procedura e ndjekur nga Këshilli i Mandateve, i cili muaj më parë ndaloi prokurorinë në marrjen e autorizimit për arrestimin e ish Ministrit të Brendshëm. Por përtej aspektit formal dhe kuadranteve ku përmbahet objekti i komisionit, pritet që seancat e tij të prodhojnë debate të ashpra, sidomos në ditën kur përballë deputetëve, të vijë vetë Saimir Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat