Ekspertë dhe qytetarët po zhvillojnë një takim me përfaqësues të kompanisë "Gener 2" lidhur me ndërtimin e Hidrocentraleve në Valbonë.
Në takim është edhe ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ai i OSBE-së, Robert Boschard.
Në fjalën e tij në emër të qeverisë amerikane ambasadori Lu bëri apel për dialog të hapur
Donald Lu: "Qeveria e SHBA mbështet një dialog të hapur dhe konstruktiv mes shoqërisë civile kompanive private dhe qeverisë shqiptare. Përgëzojmë të tre për pjesëmarrjen e sotme në këtë diskutim të rëdëndëshsihëm. Shpresojmë që diskutimet të çojnë në dialog afatgjatë që u lejon të treteve të punojnë së bashku për zhvillimin e mbrojtjen e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe një nga parqet kombëtare më të bukur të Shqipërisë.