Vrasja e Hajdarit/ Ç’ndodhi në zyrat e PD natën e krimit, Haxhia: Berisha i dha urdhër “Dil Azem dhe sqaroje kush janë”

Shqipëria

Vrasja e Hajdarit/ Ç’ndodhi në zyrat e PD natën e krimit, Haxhia: Berisha i dha urdhër “Dil Azem dhe sqaroje kush janë”

Më: 6 mars 2018 Në ora: 11:03
Berisha-Hajdari

Ismet Haxhia, nje nga personat qe beri burg si i akuzuar per vrasjen e Azem Hajdarit, teksa thote se pritja ishte per Berishen, jep detaje nga nata e tmerrit.

Ne intervisten e dhene per “Panorama“, Haxhia thote se “Azemi ka qenë në zyrë dhe po përgatiste me stafin e zyrës së shtypit të PD-së kasetën e mitingut në Fier për t’ia çuar Berishës që ta shikonte. Azemi ka marrë kasetën me kronikën dhe ka shkuar në zyrën e Berishës, ndërkohë që telefonin e tij celular e la në zyrën e tij”.

Sipas Haxhise, “Azemi ka qenë në zyrë dhe po përgatiste me stafin e zyrës së shtypit të PD-së kasetën e mitingut në Fier për t’ia çuar Berishës që ta shikonte. Azemi ka marrë kasetën me kronikën dhe ka shkuar në zyrën e Berishës, ndërkohë që telefonin e tij celular e la në zyrën e tij.

Ai kishte një javë që kishte marrë telefonin celular, ia kishte dhuruar një kosovar. Në zyrë, Azemi ka lënë Mentor Dajën, një ish-oficer i SHISH-it dhe Fisnik Sinën, gazetar, mik i Berishës. Mentor Daja ka dalë jashtë godinës, ka parë makinën ku rrinte Fatmir Haklaj dhe ka marrë në celularin e Azemit dhe ka thënë që është një makinë e dyshimtë, me targa të Vlorës, VL 0676 A, është me fenerlinë dhe ka katër persona të armatosur brenda. Ai i thotë Fisnikut, se ai e ngriti telefonin që kishte lënë në zyrë Azemi, që lajmëroje Azemin për këta dhe të ketë kujdes.

Fisnik Sina, pas telefonatës shkon në zyrën e Berishës dhe i thotë se ishte një telefonatë për ty, ku më tha se një makinë me persona të armatosur ndodhet pranë godinës së PD-së dhe tha që të bëjmë kujdes. Berisha ka thënë: Dil Azem dhe sqaroje kush janë këta!!! Pse duhej të nxirrte Berisha Azemin që të dilte të sqaronte me personat e armatosur, kur ai mund të lajmëronte Kryeministrin, Presidentin, ministrin e Brendshëm që jemi rrethuar nga banda të armatosura etj., etj.. Kishte shumë mundësi që të vinte alarmin e institucioneve.

Azemi ishte në një periudhë të mirë marrëdhëniesh me Berishën, pasi ishin zënë shumë herë. Atëherë Azemi shkon në zyrën e tij, merr nga kasaforta pistoletën “Zastava” me silenciator dhe del në korridorin e katit të dytë të PD-së. Aty ka gjetur Sali Lushën me Genc Pollon. Por Genc Pollo erdhi në gjyq dhe gënjeu duke thënë se kishte qenë në seli 1 orë para rrëfimit të ngjarjes, duke e hequr veten nga ngjarja.

Azemi i thotë Sali Lushës, ku e ke automatikun? Sali Lusha i thotë e kam poshtë në bodrum. Shko merre dhe hajde jashtë se na rrezikohet doktori dhe PD-ja. Më pas, Azemi del jashtë duke montuar silenciatorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat