Shkarkohet nga detyra drejtori i policisë në Gjirokastër

Shqipëria

Shkarkohet nga detyra drejtori i policisë në Gjirokastër

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 15:54
Gjirokastër

Pjesë e ndryshimeve në radhët e drejtuesve të policisë është edhe qarku i Gjirokastrës.

Shkarkohet nga detyra Drejtori i policisë në Gjirokastër, Lorenc Panganika. Ai drejtonte policinë e Gjirokastrës që prej prillit 2017, pas ikjes së Aranit Arapit. Aktualisht Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, ka komanduar si drejtor të policisë së Gjirokastrës, Koço Dafën, që deri më tani mbante postin e  nëndrejtorit. Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë Drejtori i ri i policisë së qarkut Gjirokastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat