DASH: Llalla kreu veprime korruptive, kosto për sigurinë e SHBA

Shqipëria

DASH: Llalla kreu veprime korruptive, kosto për sigurinë e SHBA

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 07:23
Adriatik Llalla

Shpallja publike si i padëshiruar për ish-prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, ishte e para e bërë nga Departamenti i Shtetit për një individ shqiptar që nga viti 2008 kur kjo dispozitë është në fuqi.

DASH: Zoti Llalla përmbush kushtin e parashikuar në seksionin 7031(c). Sekretari ka informacione të besueshme se zoti Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës gjatë periudhës së tij si Prokuror i Përgjithshëm.

Me korrupsion domethënës, Departamenti Amerikan i Shtetit nënkupton natyrën e veprimeve korruptive dhe impaktin e tyre në interesat kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Ora News e pyeti se si janë prekur këto interesa nga veprimet e ish-kryeprokurorit.

DASH: Duke folur në përgjithësi, korrupsioni shkakton kosto thelbësore mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë; mund të lehtësojë krimin e organizuar dhe sjell mungesë besimi mbi sundimin e ligjit dhe qeverisjen. Kjo në mënyrë direkte ndikon në interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne besojmë se ndikon edhe në interesat e vendeve tona partnere. 

Përveç ish-kryeprokurorit, të padëshiruar janë shpallur dhe gruaja së bashku me fëmijët e tij, ndërsa më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të mos e vazhdojë më procedurën e vettingut pas dorëheqjes së paraqitur nga ish shefi i akuzës disa ditë më parë.

Llalla sipas ligjit shqiptar tashmë do të përjashtohet për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë, ndërkohë që në dosjen e dorëzuar prej tij, nëse do të gjenden elementë penalë, do të ketë akses struktura e posaçme antikorrupsion, e cila pritet të ngrihet në muajt në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat