Historia e hakerit më të famshëm shqiptar që e kërkon Amerika - Bota Sot
Historia e hakerit më të famshëm shqiptar që e kërkon Amerika

Shqipëria

E shtunë, 26 maj 2018

Historia e hakerit më të famshëm shqiptar që e kërkon Amerika

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:39
Hakeri

Mbi 1 mijë karta krediti ka arritur të klonojë në SHqipëri, hakeri fierak Aldo Ymeraj, i vënë në pranga dy ditë më parë. Grupi hetimor thekson se 25-vjeçari ka arritur t’i bëjë qytetarëve dhe biznesmenëve një dëm prej 1.5 milionë euro, nëpërmjet transaksioneve bankare dhe blerjet online.

Hakeri më i famshëm shqiptar Aldo Ymeraj që kërkohet me ngulm të ekstradohet drejt SHBA-ve, kishte arritur të shtrinte aktivitetin e tij kriminal në fushën e kibernetikës edhe në Shqipëri.

Grupi hetimor jep detaje lidhur me numrin e kartave të kreditit si edhe ato të debitit të dubluara nga 25-vjecari fierak. Në periudhën 2016-2017, Ymeraj kishte arritur nëpërmjet pajisjes “Skimmer” të klononte në Shqipëri rreth 1000 karta, llogari bankare si edhe transnksione online.

Gjithashtu shuma që ka arritur të përfitojë në këtë mënyrë të kundraligjshme, sipas denoncimeve të qytetarëve dhe biznesmenëve është rreth 1.5 milion euro. Kjo vlerë monetare sipas grupit hetimor nuk është përfituar e gjitha në para kesh. Hakerat bënin transferime të mallrave dhe llogarive bankare tek anëtarët e tjerë të grupit, duke i shitur on line me çmim disa herë më të lire se sa vlera reale e tyre në treg.

Gjithashtu hetimet e deri tanishme pohojnë se Ymeraj ka pasur si bashkëpunëtorë 3 persona nga Kosova e dy të tjerë nga Bullgaria. Këta të fundit u prangosën në tetor në vendin tonë pas shumë denoncimeve të nënpunësve shqiptar, pasi llogaritë e tyre ishin të boshatisura.

Në jetën virtuale Aldo Ymeraj kishte pesudonimin ose “nickname” “Kubanezi”, ku ishte pjesë e një rrjeti hakerash prej 11 mijë anëtarësh në të gjithë botën. 

25-vjeçari u prangos teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion disa shtetësh për të goditur hakeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej 2010 .

Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test