Drejtori i ri Ardi Veliu nis ndryshimet në kupolën e policisë, ja kush emri i parë që preket

Shqipëria

Drejtori i ri Ardi Veliu nis ndryshimet në kupolën e policisë, ja kush emri i parë që preket

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 23:22
Ardi Veliu

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pak ditë pas emërimit pritet që të bëjë disa lëvizje në kupolën drejtuese të institucionit.

Mësohet se lëvizja e parë që do bëhet është ajo e zëvendësit të tij. Mësohet se në ditët në vijim do të ketë një largim të Rebani Japuajt.

Emri i ri zëvendës drejtorit  të ri do të jetë Gjovalin Lokaj që pritet të zërë vendin e Rebani Jaupajt, aktualisht është drejtor i Policisë Vendore Shkodër, ndërsa ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Jaupaj nga zv/ drejtor, mund të emërohet Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit. Përpos bazës lëvizje pritet që të ketë edhe në qarqe me emërimin e Veliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat