Ministria e Drejtësisë: Ja pse e ekstraduam në Itali anëtari i bandës së Habilajve

Shqipëria

Ministria e Drejtësisë: Ja pse e ekstraduam në Itali anëtari i bandës së Habilajve

Më: 25 janar 2018 Në ora: 20:21
Etilda Gjoni

“Ministria e Drejtësisë shqiptare, menjëherë pas marrjes së kërkesës tëdatës 24.11.2017 nga Ministria e Drejtësisë italiane për ekstradim të shtetasit Nezar Seiti, ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme në datë 10.01.2018, ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr. 1506, datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë më datë 29.12.2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti.

Gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit Nr. 1506 datë 18.12.2017 është shprehur se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të mos e lejuar ekstradimin në përputhje me parashikimet ligjore të brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Gjithashtu në pjesën arsyetuese të vendimit të gjykatës, është shprehur se nga ana e prokurorisë është argumentuar se nuk ekziston asnjë nga pengesat ligjore të parashikuara nga neni 491 i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon rastet kur nuk mund të jepet ekstradimi.

Bazuar në këtë vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Nr. 1506 datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë në datë 29.12.2017, përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme tek Ministria e Drejtësisë në datën 10.01.2018, dhe në kushtet kur Ministria e Drejtësisë nuk ka patur asnjë informacion apo akt tjetër procedurial nga Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga gjykata mbi ekzistencën e ndonjë pengese të mundshme ligjore për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, në zbatim të parashikimeve ligjore të nenit 499 të Kodit të Procedurës penale, ka dhënë miratimin për ekstradim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat