Basha publikon foto me gjak nga protesta e dijshme dhe bën një premtim: Rrugë tjetër nuk ka!

Shqipëria

Basha publikon foto me gjak nga protesta e dijshme dhe bën një premtim: Rrugë tjetër nuk ka!

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:45
Protesta e opozites ne Kuvend

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga protesta e opozitë që u mbajt para parlamentit.

Po ashtu, Basha i ka shoqëruar këto foto me një shënim në profilin e tij në ‘Facebook’, duke bërë të qartë se nuk do të pranojnë shkeljen e Kushtetutës.

“Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në ç'do vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka!”, -shkruan Basha.

Ditën e djeshe, opozita tentoi të bllokojë votimin e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, duke e quajtur si një vendim të jashtëligjshme dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat