Rama inspektim në mesnatë në Fushë Krujë: Situata nën kontroll

Shqipëria

Rama inspektim në mesnatë në Fushë Krujë: Situata nën kontroll

Nga: ATSH Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 00:40

Pas Kamzës, kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka inspektuar në orët e vona pas mesnate situatën në Fushë Krujë si pasojë e përmbytjeve.

Kryebashkiaku i ka bërë një pasqyrë kryeministrit për numrin e banorëve që janë evakuuar.

Kryeministri Rama theksoi se vazhdojmë përpjekjet për të lehtësuar situatën që në zonën e Fushë-Krujës ka qenë posaçërisht dramatike, por nënvizoi ai,” falë punës fantastike të të gjithëve është mbajtur nën kontroll e po përmirësohet nga ora në orë”.

Rama tha se situata më problematike paraqitet në Jug të vendit.

Ai shtoi se e shtuna do të jetë prova e madhe e përballimit të situatës, pasi gjatë natës pritet që të ketë përmbytje pas fryrjes së shtratit të lumenjve.

“Situata më problematike paraqitet në Jug. Nesër është prova e madhe. Ne jemi në gjendje gatishmërie” deklaroi kreyministri Ramai i cili takoi edhe banorët e evakuuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat