Balla: Ku i gjete 1 mln $ për të nxirë vendin? Basha: Ti ke rënë në “rrjetë” prej kohësh

Shqipëria

Balla: Ku i gjete 1 mln $ për të nxirë vendin? Basha: Ti ke rënë në “rrjetë” prej kohësh

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 11:01
Lulzim Basha dhe Taulant Balla

Akuzat e ashpra kanë “kapur” sërish kuvendin e Shqipërisë, i cili përgatitet këtë të enjte për seancën maratonë të diskutimit të buxhetit nen për nen.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka kërkuar liderit të PD-së Lulzim Basha që të japë shpjegime se ku i ka gjetur 1 mln dollarë për të paguar në lobimet e kryera nga demokratët në SHBA. Madje Balla ka deklaruar se PD do të dorëzojë një kallëzim penal për Lulzim Bashën.

“Ti Lulzim Basha duhet tu thuash shqiptarëve se ku i ke gjetur 1 milionë dollar për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë. Burime të konfirmuara bëjnë me dije se këto para i përkasin një fondi të zi aferash korruptive të administruara nga një person i lidhur me Bashën. Ky fond është regjistruar në një ishull offshore për të fshehur lidhjet me Bashën. Ky po i shmanget pyetjeve direkte për përdorimin e parave. Sot është dita të dalësh këtu dhe të sqarosh ku i ke gjetur 1 milionë USD për të nxirë Shqipërinë, përmes kujt i ke çuar këto para në një ishull offshore për ti ikur radarëve të ligjit?”, tha Balla.

Por Basha është kundërpërgjigjur menjëherë duke iu drejtuar kryeministrit Rama, teksa me ironi i ka thënë se nuk duhej të ishte Balla ai që duhet të fliste për këto çështje, pasi ai prej vitesh ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave dhe është i njohur për veprat e tij antiligjore edhe nga ndërkombëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat