Basha: Saimir Tahiri nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë

Shqipëria

Basha: Saimir Tahiri nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 14:15
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një dalje për mediat ka bërë me dije se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.

Basha ka deklaruar se nga faktet që janë bërë publike dhe ato që do të dalin, do bëjnë që ai të mbajë përgjegjësi penale.

Më tej, kreu i PD-së tha se do të vazhdohet nga ana e opozitës që krimi në pushtet të çmontohet, duke shtuar se ka mbështetjen e SHBA dhe BE. 

“Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë, faktet e dala publikisht dhe që disponohen nga prokuroria dhe partnerët do të bëjnë të mundur që të marrë përgjegjësitë penale për mbrojtjen e bandës kriminale

Tahiri është vetëm fillimi, kjo një luftë sapo ka filluar. PD do të ketë rolin e saj të rëndësishëm në këtë luftë në planin e mbështetjes totale ndaj mbështetjes së prokurorisë.

Në planin legjislativ për të zhveshur imunitetin parlamentar dhe planin politik që Shqipëria të çlirohet nga krimi dhe droga nga parlamenti, qeveria dhe ekonomia.”, -tha Basha. 

Në fund, Basha deklaroi se Rama, e ka kthyer Shqipërinë nga një vend nga anëtarë i NATO-së, tek një vend i kanabizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat