Marrëveshja me Ramën, Imami: Tre shkallët që duhet të kalonte Basha

Shqipëria

Marrëveshja me Ramën, Imami: Tre shkallët që duhet të kalonte Basha

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 23:27
Arben Imami

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, thotë se pa u larguar Lulzim Basha nuk largohet as Edi Rama.

Imami: Në qoftë se dy kryetar partish që duheshin ulur, sigurisht që duhet të kishte staf. Një element ka pasur skema e krimit, ata të dy kanë diskutuar për rithirrjen në zgjedhje të deputetëve që nuk i binden disiplinës së partisë. Kanë pasur ndërmend të bëjnë së bashku diçka që është bashkëqeverisje,  pra një koalicion të madh i cili kishte tre kushte. Kushti i parë ishte që duhej dërrmuar Ilir Meta.

Kushti i dytë, duheshin dërrmuar partitë e vogla që mos i kesh nëpër këmbë, kushti i tretë ishte që duhej dërrmuar Partia Demokratike që të mos kesh njerëz nëpër këmbë. A i kanë biseduar për mua nuk ka rëndësi fare.

Por, për të shkuar drejt një qeverie të përbashkët, ky i joni duhet të kapërcente tre shkallë, e para ishte Meta, e dyta partitë e vogla që i asgjësoi dhe shkalla e tretë të largonte çdo njeri që mund të ngrinte pikëpyetje në koalicionin e nesërm, sepse midis meje, Jozefinës, Astritit, Majlindës, Keltisin, jemi kaq personalitete të ndryshme që nuk kemi shumë lidhje me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat