Blindohet Tirana, mbërrijnë 38 delegacione të NATO-s

Shqipëria

Blindohet Tirana, mbërrijnë 38 delegacione të NATO-s

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 21:57
NATO, asambljeja

Të gjitha rrugët kryesore të Tiranës kanë qenë sot të blinduara, ku forca të shumta policie kanë patrulluar për të shmangur çdo incident eventual.

Ditën e sotme kanë mbërritur në kryeqytet 38 delegacione  në kuadër të Takimit të Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO, i cili do zhvillohet nga data 15-17 shtator.

Nga ora 9 e mëngjesit deri në 20 të mbrëmjes,  policia bëri shoqërimin e tyre nëpër takimet e shumta zyrtare që patën me drejtuesit më të lartë të shtetit, e cila vuri në gatishmëri edhe policinë rrugore për hapjen e rrugëve, duke bllokuar në jo pak raste dhe lëvizjen e automjeteve private.

Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të NATO do të diskutojnë për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të japin rekomandime për vazhdimësinë e misionit Resolute Support në Afganistan dhe KFOR Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat