Basha-Ramës: Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh

Shqipëria

Basha-Ramës: Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 09:47
Basha dhe Rama

Basha po mban fjalën e parë si kryetari i PD në Kuvendin e Shqipërisë

Basha: Skandal, programi Rama 2 nuk përfshin integrimin e Shqipërisë në BE

Rama 2 do të bëjë keq dhe në kundërshtim me interesin publik.  Është një skandal i madh që programi nuk përfshin asnjë veprim për integrimin në BE. Me përjashtim të fjalës së përgjithshme intesifikim.

Në vend të fjalës integrim në BE, Rama ka prioritet integrimin e Shqipërisë në Ballkan.

Ka një arsye të rëndësishme braktisja e Integrimit Europian nga Rama. Ai nuk ka interes pwr integrimin nw BE, sepse ajo kërkon plotësimin e një sërë kushtesh, të luftojë krimin, drogën dhe korrupsionin dhe këtë ai nuk mund ta bëjë.

Basha: Para 4 viteve Edi Rama erdhi si kryeministër dhe shpalli 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend dhe siguri, ulje taksash, hapje të negocviatave për anëtarësim me BE dhe të tjera premtime. Dje pas 4 vitesh rikthehet pa mbajtur asnjë premtim. Për këto ishin 4 vite ferri për shqiptarët. Ti kryeministër nuk dhe llogari. E di unë, e dinë shqiptarët, e di edhe ti nëse zgjedhjet do të ishin të lira ti nuk do të ishe ulur sot aty.

Për mua dhe opozitën është ora të bëjmë bilancin e munguar. për shqiptarët është rikthyer ora e vetëdijes. Rama 1 është qeveria e parë që nuk ka sjellë asgjë për integrimin

Rama 1 është akuzuar për kapje të krimit të organizuar. Ndërkombëtarët i dhana urdhër Rama 1 që të largojë ministrin e Brendshëm. Shqipëria u shpall si vendi kryesor i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit si dhe u fut nga DASh në listën e zezë të vendeve kry4esore për pastrimin e parave.

Rama 1 solli eksodin e shqiptarëve, gati me Sirin. Rama 1 arriti rekord të ri pasi 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

Rama 1 vuri si prioritet marrëdhëniet me Serbinë, por edhe ato përvec batutave me Vucic nuk ka sjellë asnjë efekt. Rama 1 vuri në jetë aleancën me krimin, duke vendosur dhjetëra deputetë dhe kryebashkiakë.

Basha-Ramës: Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh

Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh. Ajo që tit und këtu është një degë e tharë e kanabisit që ka bllokuar integrimin, shkatërruar ekonominë dhe asgjesuar Shqipërinë. Që të bëhesh konkurenti im është e vështirë, e pamundur. Duhet të lesh krimin dhe të përqafosh vlerat. Duhet të shkarkosh Rucin, duhet të arrestosh vëllain e Xhafës. Duhet ta shkarkosh Xhafën për lidhjet e tij me krimin. Duhet të arrestosh trafikantet. Duhet të heqësh kryetarët kriminalë të krimeve. Duhet të rikthesh banditët në burg. E bën dot ti këtë? Kjo është qeveria e krimit.

Basha-Ramës: Po bllokon integrimin

Ishe ti dhe partia jotë që për interesin personal punuat kundër NATOs. Ti, zbarkove në bulevard për të penguar liberalizimin e vizave. Tani je prap ti që prej drogës dhe krimit po rrezikon kthimin e vizave dh eke bllokuar integrimin. Sic e shikon asgjë nuk na bashkon. Unë besoj tek vota e lirë, unë besoj se kriminelët e kanë vendin në burg, ti i liron para zgjedhjeve.

Basha-Ramës: Do luftojmë kundër teje

E ardhmja e Shqiëprisë nuk ka qenë kurrë më në pikëpyetje se sot, e ardhmja e tyre na ndan dhe nuk na bashkon. Ne nuk jemi konkurente. Ti ke zgjedhur aleancën me krimin. Në këtë betejë unë dhe PD jemi me njerëzit, ne jemi kundër teje, ne do të luftojmë kundër teje. Unë nuk kam zgjedhur të jem këtu për të ardhemen e familjes time. Sa më të pasur të bëhen politikanët aq më të varfër do të jenë shqiptarët.

Marrëveshja e 18  majit vdiq në 25 qershor

Zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshje. Aleanca e pandërprere e Rama 1 me krimin e vranë marrëveshjen dhe rikonfirmuan problemin e shqipërisë, vjedhjen e votës për hir të pushtit personal të Ramës.

Në do të luftojmë për kauzën tonë që ti kthejmë pushtetin njerëzve.

PD dhe unë të vendosur luftuam për këtë sëmundje, që Rama 2 e pranoi këtë ndër dhëmëbë dje në këtë foltore nuk është shfajsim.

Rama 1 e mbushi vendin me drogë, e mbushi parlamentin me kriminelë dhe as kjo nuk mbulohet. Rama 1 varfëroi dhe më pas njollosi shqiptarët dhe as kjo nuk mbulohet nga askush.

PD do të jetë opozita ballore pa kompromis ndaj kësaj opozite ilegjitime. Ne do tja kthejmë pushtetin qytetarëve.

Kjo mazhorancë fiktive sot kërkon të lahet dhe shpëlahet nga këto, në fakt e kundërta vërtetohet cdo ditë. Në do të luftojmë për kauzën tonë që ti kthejmë pushtetin njerëzve.

Beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është jetike.

Ky parlament nuk shpreh vullnetin e qytetarëve, por vjedhjen e vullnetit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat