Partia Demokratike do të mbledhë grupin e ri parlamentar ditën e nesërme në orën 18:00, ku do të vendoset për aksionin që opozita demokrate do të ndërrmarë ditën e shtunë.
Më 9 shtator parlamenti mblidhet për të votuar qeverinë dhe për të vënë në postin e kreut të kuvendit Gramoz Ruçin. Zgjedhja e këtij të fundit është dhe objekti kryesor i protestës së opozitës ditën e shtunë.
Por nga ana tjetër, në PD ka mbërritur një këshilltar i lartë i grupit parmalentar të CDU-së së Merkel, i cili ka patur një bashkëbisedim me deputetët e PD-së.
Në bashkëbisedim, diskutimi është fokusuar në lidhje me strategjinë dhe aksionin e PD-së përballë qeverisjes së socialistëve, dhe rrugëve për të çuar në pushtet demokratët e selisë blu.
“Në prioritetet kryesore të Partisë Demokratike, renditet reforma e plotë zgjedhore që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjesimin e shitblerjes së votës, dhe dhënies fund një herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.
Basha theksoi se krahas betejës së përditshme kundër keqqeverisjes, krimit dhe drogës, Partia Demokratike do të konsolidojë alternativën e saj qeverisëse me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partitë simotra europiane, e në vecanti me CDU” thuhet në njoftimin e PD-së.