Alarmi i zv/ambasadorit amerikan, Vasili: Rama ka marrë notën zero nga SHBA

Shqipëria

Alarmi i zv/ambasadorit amerikan, Vasili: Rama ka marrë notën zero nga SHBA

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 13:41
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas intervistës së dhënë nga zëvendësambasadori i SHBA-ve në Tiranë i cili ngre shqetësimin e korrupsionit mbytës për ekonominë.

“Intervista e zëvendësambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.

Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon këmbanat e SHBA-së, qe foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.

Meqenëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: ZERO!

Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë”, shkruan Vasili në “Facebook”.

Zëvendësambasadori amerikan, David Muniz, gjatë një interviste për “Gazetën Shqiptare” shprehu shqetësim për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ndikimin në zhvillimin ekonomik të vendit. “Çështja e korrupsionit është shumë e përhapur këtu. Të krijon përshtypjen se Shqipëria është një vend, që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha, të cilat kanë edhe opsione të tjera. Një gjë e tillë mund të bëjë që ta kalosh Shqipërinë dhe të shikosh diku tjetër. Lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme për të ndryshuar këtë imazh”, tha ai në intervistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat