Denoncimi i Berishës: Drejtori i ALUIZNI-t në Gjirokastër kërkon ryshfet për certifikatat e ALUIZNI-t

Shqipëria

Denoncimi i Berishës: Drejtori i ALUIZNI-t në Gjirokastër kërkon ryshfet për certifikatat e ALUIZNI-t

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 23:38
Sali Berisha

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku denoncon shitjen e certifikatave të ALUIZNI-t për para. Ai ka përcjellë mesazhin e një qytetari, që shprehet se drejtori i ALUIZNI-t në Gjirokastër merr para në këmbim të certifikatave të pronësisë.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Ryshfeti është standardi ligjor i shtetit të Noriegës! Qytetari dixhital denoncon: Drejtorin e Aluiznit të Gjirokastrës, se kërkon ryshfet për certifikatën e legalizimit.

Lexoni mesazhin e tij! sb

“Mirëmbrëma z. Berisha! Doja të ndaja një shqetësim me ju. Në Gjirokastër drejtori i Aluiznit për të dhënë certifikatën e pronësisë kërkon lekë pa iu dridhur qerpiku fare. Shkoi babai im për të pyetur ç’bëhej me dokumentet dhe drejtori i thotë: -Sa do më japësh? Nuk kam as inat personal asgjë tjetër. Thjesht duam të drejtën që na takon. Rama trumbeton për certifikatat falas por s’po shohim gjë. Ju faleminderit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat