Patozi: Jam në garë, do ta shpartalloj Lulzim Bashën

Shqipëria

Patozi: Jam në garë, do ta shpartalloj Lulzim Bashën

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 12:26
Astrit Patozi

Ndër katër kandidatët që do të sfidojnë Bashën për kreun e PD-së është edhe Astrit Patozi, i cili është më pretendenti nga ata për postin e kryetarit.

Demokrati Astrit Patozi ka sqaruar për Panoramën të vërteten e kandidimit të tij për kreun e ri të Partisë Demokratike. Pas zërave se ai nuk është regjistruar zyrtyarisht në garën për kreun e PD-së, Patozi reagon duke sqaruar të vërtetën.

“Jam regjistruar në garë dhe këtë vendim e kam bërë publik para 3 milionë shqiptarëve. Kam bërë të qarta gjithashtu kushtet e mia për të pasur nje garë në kushte të barabarta. Dhe dua të përsëris, se nëse kjo garë do të jetë e tillë do ta shpartalloj Lulzim Bashën”, tha Patozi.

Ditën e shtunë pasdite, Patozi në një dalje nga selia e PD shpalli zyrtarisht kandidimin e tij dhe duke sfiduar Bashën në një garë të barabartë me të, tha se ai do ta shpartallonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat