Militantët e PS rrahin dhe kërcënojnë me vdekje kryetarin e LSI në Berat

Shqipëria

Militantët e PS rrahin dhe kërcënojnë me vdekje kryetarin e LSI në Berat

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 21:07
Ilir Meta

Kryetari i LSI-së për njësinë administrative Gjoroven, Krenar Shehu, është kërcënuar me jetë nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Berat, në lagjen Uznovë.

Mësohet se Gazment Mahmutaj, Gramoz Toto dhe Ramazan Toto, të tre me precedentë penal kanë ndaluar me forcë Shehun. Personat në fjalë, tashmë në kërkim, që njihen si mbështetës të PS-së, të shoqëruar me persona të armatosur, kanë ndaluar përfaqësuesin e LSI-së dhe i kanë shkatërruar mjetin. Më pas, ata e kanë nxjerrë nga makina duke e dhunuar fizikisht, si dhe e kanë kërcënuar me armë duke i thënë se do ta vrasin atë dhe familjen e tij, nëse LSI-ja del forcë e parë në njësinë administrative Velabisht.

Ngjarja ka precipituar edhe me tej, kur Gazment Mahmutaj i ka kërkuar Shehut që të mos angazhohet më me fushatën e LSI-së, pasi do të përfundojë keq. Me pas, Gramoz Toto, i ka vendosur pistoletën në kokë përfaqësuesit të LSI-së, duke i thënë se jeta e tij dhe familjarëve vlen vetëm 1 fishek.

Edhe pse në lidhje me këtë ngjarje, Shehu ka bërë denoncim në polici. Blutë e Beratit ende nuk kanë reaguar zyrtarisht për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat