Basha premton nga Saranda rikthimin e taksës së sheshtë: S’do jem kryeministër i palmave

Shqipëria

Basha premton nga Saranda rikthimin e taksës së sheshtë: S’do jem kryeministër i palmave

Më: 31 maj 2017 Në ora: 12:37
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hapur sot fushatën elektorale në qytetin e Sarandës, nga ku deklaroi se ai nuk do jetë kryeministri i fasadave dhe palmave, por do të jetë pranë halleve të njerëzve.

Basha u premtoi mbështetësve të djathtë se kur të vijë në pushtet vendimi i parë që do marrë do jetë ulja e TVSH-së dhe taksa e sheshtë. “Nuk do jem kryeministri që krenohet me kartolina dhe palma, ku qindra familje janë në mjerim. Unë do jem kryeministri i halleve dhe problemeve tuaja. Do jem kryeministri i ekonomisë. Ne vijmë me një program ekonomik më të mirë. Vendimi i parë do jetë ulja e TVSH-së dhe taksa e sheshtë. Me uljen e taksave ekonomia shqiptare do rimëkëmbet, pasi ekonomia e fortë është baza për një shoqëri të fortë. Nuk do mbështesim fasadat dhe palmat, por do investojmë për hapjen e fabrikave dhe vendeve të punës. Do nxjerrim thithëlopat e politikës jashtë”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat