U lanë jashtë listave, kritikët e Bashës në PD bëhen bashkë në një takim

Shqipëria

U lanë jashtë listave, kritikët e Bashës në PD bëhen bashkë në një takim

Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:34
Grupi i deputetëve kritikë ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha

Grupi i deputetëve kritikë ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, të cilët mbetën jashtë listës për deputetë, janë bërë sot bashkë në një takim.

Mësohet se ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është ulur në një tryezë bashkë me Majlinda Bregun, Astrit Patozin, Arben Imamin, Ritvan Boden dhe Keltis Krujën.

Mësohet se deputetët kritikë janë takuar në një lokal në kryeqytet.

Takimi i tyre vjen pas konferencës së mbajtur më herët në media, ku Jozefina Topalli dhe Arben Imami kërkuan shkarkimin e kreut të PD-së Basha, duke dalë hapur kundër linjës së tij të drejtimit të partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat