Pastrohet plazhi i Shëngjinit

Shqipëria

Pastrohet plazhi i Shëngjinit

Më: 29 maj 2017 Në ora: 10:36
Pamje nga aksioni për pastrimin e plazhit

Plazhi i Shëngjinit është pastruar tashmë në gjithë gjatësinë e tij.

Dhjetëra vullnetarë, të rinj dhe intelektualë, anëtarë të Korpusit te Vullnetareve, punuan të dielën në këtë zonë turistike, duke filluar një fushatë që do të zgjasë gjithë sezonit, për ti ardhur në ndihmë pushtetit vendor për mbajtjen pastër të plazheve.

Ky aktivitet, për herë të parë shtrihet edhe gjatë sezonit dhe organizohet ne bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, duke përfshirë jo vetëm pastrimin e plazheve por edhe monitorimin e tyre gjatë sezonit, për ti klasifikuar plazhet sipas cilësisë së higjienës publike. 

Si destinacion turistik, Shëngjini është i frekuentuar, jo vetëm nga banorët e zonave përreth, por edhe nga ato Kosova.

Ky plazh me rërë kurative, për fat të keq ndotet nga turistët dhe vizitorët.

Shëngjini është ndër ato plazhe ku bashkia ka investuar për ndërtimin e infrastrukturës, duke vendosur kazanë në çdo 50 metra gjatësi, por shumë pushues preferojë ti hedhin mbeturinat në mjedis publik dhe jo në kosha.

Dhjetëra pushues ndoqën aksionin, por nuk iu bashkuan thirrjes për të pastruar bashkë me vullnetarët. G

Gjithsesi ata pranuan qeset, në të cilat premtuan se do të hedhin mbeturinat para se të largohen nga plazhi. Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, lëvizja më e madhe vullnetariste mjedisore në vend, për të 9-tin vit radhazi do të vijojë javët e ardhshme pastrimin e zonave turistike dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat