Deputetët e PD-së, emrat që ikin dhe të rinjtë në vendet e sigurta

Shqipëria

Deputetët e PD-së, emrat që ikin dhe të rinjtë në vendet e sigurta

Më: 24 maj 2017 Në ora: 09:38
Lulzim Basha dhe Sali Berisha së bashku me bashkëpuntorë

Partisë Demokratike i kanë ngelur vetëm dy ditë për të finalizuar listat e kandidatëve për deputetë, pasi më 26 maj mbaron afati i dorëzimit të listave pranë KQZ dhe ethet në kampin e djathtë si dhe kurioziteti për të zbuluar nëse Sali Berisha apo pjesa tjetër e “xhaketave të vjetra” do të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme, është e madhe. Edhe pse jo zyrtarisht, ajo që dihet deri më tani është se krydemokrati Lulzim Basha do të jetë në katër vitet e ardhshme deputet i qarkut të Elbasanit. Ndërkohë mësohet se pas konsultimeve të bëra nga degët, tashmë kreu demokrat, Lulzim Basha, e ka kopsitur listën zyrtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit dhe është duke bërë shpërndarjen e tyre sipas zonave.

Burime brenda PD-së, bëjnë të ditur se ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë dhe katër vitet e ardhshme pjesë e parlamentit shqiptar. Nga Tirana, Berisha mësohet se do të zhvendoset në listën e Durrësit, ku dhe do t’i prijë këtij qarku. Një tjetër figurë emblematike e PD-së, Jozefina Topalli mësohet se do të jetë në vendet e para të listës së Qarkut të Tiranës. Kandidatët fitues nga e djathta pritet të jenë dhe dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani. Po ashtu do të jenë të renditur në pozita të mira dhe deputetët aktualë: Florjon Mima, Flamur Noka, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Jorida Tabaku, Eduart Halimi, Oerd Bylykbashi, Luciano Boçi, Helidon Bushati, Genc Pollo

Emrat e rinj

Një vend në krye të listës së kryeqytetit do ta ketë dhe ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, i cili pas humbjes së zgjedhjeve lokale u angazhua në krye të komisionit të kandidatëve brenda radhëve të PD-së. Një tjetër figurë me peshë në PD, Tritan Shehu, dikur dhe ish-kreu i kësaj partie mësohet se do të jetë pjesë e listës së deputetëve. Nga emrat e rinj që do të jenë të renditur në pjesën e sipërme të listës dhe që do të kenë shanse reale për të qenë pjesë e legjislaturës së ardhshme, është emri i Grida Dumës, e cila do të jetë pjesë e listës së qarkut, ku dy vite më parë e djathta e nxori kandidate për bashkinë.

Ajo do të jetë numri dy i listës së Durrësit, pas Berishës. Ish-juristi i bashkisë së Tiranës, Ervin Salianji, tashmë në postin e Sekretarit për Aksionin Qytetar do të jetë në pjesën e sipërme të listës, çka mendohet se do të jetë i favorizuar për të qenë deputet në legjislaturën e re që do të dakë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Ndërsa strukturat rinore të Partisë Demokratike po ashtu do të kenë përfaqësuesit e tyre në listat e kandidatëve për deputetët. Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi është një prej emrave të rinj që do të jetë në pjesë e listës që do të ketë shanse për të fituar mandatin e deputetit. Nga radhët e forumit rinor janë dhe Ina Zhupa dhe Enri Çeno. Dhe dy nga njerëzit më të afërt të Bashës, Sekretari Organizativ, Enno Bozdo dhe ai Burimeve Njerëzore, Fatbardh Kadilli e kanë të garantuar mandatin e deputetit për shkak të renditjes së lartë në lista.

Vende të rezervuara për aleatët

Aleatët e Partisë Demokratike do të kenë po ashtu vendet e tyre në listat e kandidatëve për deputet. Madje mësohet se Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Nard Ndoka e Vangjel Dule do të jenë në pjesën e epërme të listave. Ndërkohë dhe aleatët do të kenë dhe emra të tjera në lista por që nuk do ta kenë të sigurt futjen në Kuvend, për shkak se do të jenë të renditur shumë më poshtë. Përveç aleatëve që aktualisht janë pjesë e parlamentit, Basha ka menduar që dhe disa prej aleatëve të partive jo parlamentare të jenë të përfaqësuar në listën e PD-së. Mësohet se PD jashtë këtyre listave mund të lërë krerët e degëve të PD në rrethe, kjo duke iu referuar një urdhri që pati nxjerrë kryetari Lulzim Basha për të gjithë kandidatët për kryetar dege ku në atë kohë përjashtoi nga gara për këto poste deputetët. Po ashtu të përjashtuar mund të jenë edhe ata deputetë që drejtuan fushatat e kandidatëve për kryetar bashkie në 2015-ën e që shënuan rezultat më të dobët se sa në vitin 2013.

Lista e deputetëve që rrezikojnë

Kreu demokrat Lulzim Basha nuk ka ndërmend të përjashtojë nga lista deputetët që njihen si “xhaketat e vjetra” por nga ana tjetër nuk është se i ka favorizuar. Deputetja që ka kritikuar vazhdimisht mënyrën e drejtimit të kreut demokrat Majlinda Bregu do të jetë pjesë e listës së kryeqytetit, por ajo nuk e ka të garantuar fitimin e mandatit, pasi nuk është e renditur lart. Dhe deputeti tjetër Astrit Patozi nuk do të jetë ai që do të prijë të djathtëve në Qarkun e Vlorës, çka mendohet se me renditjen në pjesën e poshtme të listës ai rrezikon të mos futet në Parlamentin e ardhshëm.

Po ashtu dhe senatorët e tjerë si Genc Ruli, Ridvan Bode, Arben Imami nuk janë më si katër vite më parë “njëshat” e listave në qarqe. Dhe deputetët Roland Keta, Bedri Hoxha, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj, Asllan Dogjani, Myqerem Tafaj, Keltis Kruja, Kastriot Islami, Eleina Qirici apo dhe Gjergji Papa rrezikojnë të futet në Parlament pasi emrat e tyre janë të listuar në pjesën e poshtme të qarqeve. Burime brenda PD-së bëjnë të ditur se një nga zërat më kritikë të Bashës, Eduard Selami nuk do të jetë në listë. Po ashtu mësohet se Basha nuk ka përfshirë në lista dhe deputetët: Gjovalin Bzheta, Alban Zeneli, Bedri Mihaj, Kozma Dashi, Irma Kopliku.

Deputetët që do të kandidojnë sërish

Edi Paloka

Arben Ristani

Sali Berisha

Dhurata Çupi

Florjon Mima

Flamur Noka

Albana Vokshi

Edmond Spaho

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Gert Bogdani

Jorida Tabaku

Eduart Halimi

Oerd Bylykbashi

Luciano Boçi

Jozefina Topalli

Helidon Bushati

Genc Pollo

Aleatët

Fatmir Mediu

Dashamir Shehi

Nard Ndoka

Vangjel Dule

Të rinjtë dhe ata që rikthehen në Parlament

Lulzim Basha

Tritan Shehu

Grida Duma

Ervin Salianji

Belind Këlliçi

Enno Bozdo

Fatbardh Kadilli

Ervin Salianji

Dritan Shano

Dhurata Çupi

Enkelejd Alibeaj

Jamarbër Malltezi

Halim Kosova

Ina Zhupa

Enri Çeno

Belind Këlliqi

Lista e deputetëve që rrezikojnë të futen në Parlament

Majlinda Bregu

Astrit Patozi

Genc Ruli

Ridvan Bode

Arben Imami

Roland Keta

Bedri Hoxha

Albina Deda

Mimoza Hajdarmataj

Asllan Dogjani

Myqerem Tafaj

Keltis Kruja

Kastriot Islami

Eleina Qirici

Gjergji Papa

Liljana Elmazi

Arbiola   Halimi

Igli Cara

Deputetët që nuk do të jenë në listë

Eduard   Selami

Gjovalin Bzheta

Alban Zeneli

Bedri Mihaj

Kozma Dashi

Irma Kopliku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat