Basha: Nesër inaugurojmë Republikën e Re

Shqipëria

Basha: Nesër inaugurojmë Republikën e Re

Më: 12 maj 2017 Në ora: 12:40
Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka folur nga çadra e protestës ku ka ftuar të gjithë të zhgënjyerit, të papunët, gjimnazistët, ish të përndjekurit, elita e vërtetë e kombit, e cila sipas tij është zëvendësuar nga kriminelë pushtetarë me në krye Edi Ramën, t’i bashkohen manifestimit më të madh.

Paraditen e sotme, Basha tha se 13 maji do të hyjë në historinë kombëtare si dita e Republikës së re.

“Dymbëdhjetë javë qëndresë përmbyllen nesër. Nesër kjo qëndresë do të inagurojë republikën e re. Nesër nis rrugëtimi ibashkimit të shpresave të çdo shqiptari të ndershëm, vendimit të madh për të rrëzuar nga themelet dhe me forcën e bashkimit republikën e vjetër të korrupsionit dhe të pazareve të ndyra politike e kupolës së vjetër politike që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë në kurrizin e të gjithë shqiptarëve, dhe për të themeluar që nesër përmes forcës së bashkimit republikën e qytetarëve shqiptarëveE nesërmja do të hyjë në historinë kombëtarë sepse është dita e një bashkimi të paparë e të padëgjuar ndër vite e dekada” deklaroi Basha.

Protesta e opozitës është caktuar të mbahet nesër në orën 12:00 para kryeministrisë, aty ku aktualisht ndodhet çadra e ngritur prej 18 shkurtit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat