Orët e fundit për regjistrimin në zgjedhje, Basha ka një thirrje për Ramën

Shqipëria

Orët e fundit për regjistrimin në zgjedhje, Basha ka një thirrje për Ramën

Më: 10 prill 2017 Në ora: 20:29
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje kryeministrit Rama për dialog, vetëm pak orë para afatit për t’u regjistruar në zgjedhje.

"Edhe sot nga ky shesh, ftesa ime, ftesa jonë është t’i japim fund kësaj krize politike me dialog në funksion të zgjidhjes, që nuk mund të jetë më shumë oksigjen për krimin, më shumë kohë për drogën. Zgjidhja duhet të jetë përmes qeverisë teknike që të kryej zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nga ky shesh i themi dhe do t’i themi jo konfliktit, jo nxitjes së shqiptarëve kundër shqiptarëve. Asnjë njeri i vetëm nuk vlen sa bashkimi i shqiptarëve. Kjo ëndërr është tejet e madhe për të qëndruar në shpatullat e një njeriu të vetëm, por të vendoset në shpatullat e miliona shqiptarëve”, tha Basha.

Basha deklaroi se jemi në prag të muzgut të Republikës së Vjetër siç e cilëson ai, duke shtuar se përbetimi i ndërmarrë është përtej partive politike.

“Jemi përballur me shantazhe, me fyerje, me gjuhën e drunjtë të një njeriu të pashpirt. Jemi përgjigjur ditë për ditë me të vetmen monedhë që njohin shqiptarët evropianë; qëndresën demokratike për të mos i lëshuar asnjë kolonë krimit me mbështetje qeveritare. Muzgu i Republikës së Vjetër po bie, agimi i Republikës së Re po lind. Jemi të gjithë bashkë dhe kemi marrë një përbetim që tejkalon kufijtë e çdo partie politike, është i madh dhe fisnik sa vet atdheu ynë”, vijoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat