A do të dorëzoni edhe ju mandatet e partisë si Meta? Përgjigjet Edi Rama

Shqipëria

A do të dorëzoni edhe ju mandatet e partisë si Meta? Përgjigjet Edi Rama

Më: 10 prill 2017 Në ora: 16:11
Edi Rama dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të LSI-së Ilir Meta, që u shpreh i gatshëm të dorëzojë mandatet e partisë së tij për të zgjidhur krizën.

I pyetur nga gazetarët nëse PS është gati të bëjë të njëjtën gjë, Kryeministri Rama tha: “E konsideroj qeverinë përgjegjësi, jo privilegj dhe nga kjo përgjegjësi ne nuk mund të heqim dorë për sa kohë jemi mandatuar nga populli për të ushtruar këtë përgjegjësi”.

"Të dialogojmë me opozitën pa vënë kushte. Zgjedhjet janë të popullit jo të partive. Politikanët mund të regjistrohen, mund të mos regjistrohen. Por nuk mund t’i thonë popullit mos na gjyko”, u shpreh Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat