Basha: Rama, në orët e fundit si kryeministër

Shqipëria

Basha: Rama, në orët e fundit si kryeministër

Më: 9 prill 2017 Në ora: 19:13
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Menjëherë pas komunikimit të zakonshëm javor, të kryeministrit Edi Rama, me shqiptarët, ka reaguar nga çadra e protestës edhe kreu i PD-së, Basha.

“Çdo të diel, në vetminë e tij, këndon monologu i bilbilit. Rama tha sot se të bësh zgjedhje fasadë, është patriotike, duke treguar se ai ka nevojë për ilaçe”, tha Basha.

Lideri i opozitës tha se Rama, duke qenë në orët e fundit në karrigën kryeministrore, po i fryn përçarjes së shqiptarëve.

“Të ndalësh demokracinë me krim dhe drogë nuk është aspak patriotike dhe të luftosh për zgjedhje të lira e të ndershme nuk është aspak anti-europiane. Anti-europian është vetëm projekti i Ramës për kapjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve”, tha Basha.

Në çadrën e protestës së opozitës, ka marrë pjesë sot edhe ish-kongresmeni amerikan Bob MvEwen, i cili përshëndeti protestën dhe tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mjaft të shqetësuara për situatën politike në Shqipëri.

“Sot është koha për dialog dhe për të ushqyer besimin ndaj Shqipërisë së re. Çështja nuk është aq e ngatërruar, sepse ata që duan realisht Shqipërinë, janë të bashkuar. Personi që nuk i bashkohet këtij koalicioni, nuk e vlerëson demokracinë”, tha ish-kongresmeni amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat