Negociatat për kryeministër jashtë politikës, Rama takon ministrat

Shqipëria

Negociatat për kryeministër jashtë politikës, Rama takon ministrat

Më: 6 prill 2017 Në ora: 11:05
Kryeministri Edi Rama në mbledhje të PS

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim në Kryeministri ministrat socialistë të kabinetit.

Takimi vjen vetëm një ditë pasi Partia Demokratike propozoi caktimin e një kryeministri jashtë politikës për të udhëhequr qeverinë teknike në zgjedhje. Burimet bëjnë me dije se bisedimet mes palëve kanë vazhduar natën vonë dhe pritet të vijojnë edhe sot.

Mbledhja e ministrave socialistë vjen vetëm pak para mbajtjes së seancës së Kuvendit, ku pritet të ketë diskutime rreth krizës politike.

Rendi i ditës në Kuvend

Në rendin e ditës janë diskutimi i shtesave dhe ndryshimeve në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, ndryshimet në ligjin “Për masat kundër financimit të terrorizmit” si dhe ato në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Në ndryshim nga 7 ligjet e miratuara një javë më parë të cilat kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash për miratim, projektligjet e sotme miratohen me shumicë të thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat