Dekriminalizimi, Europol do hetojë pasuritë e politikanëve në vendet e BE dhe ishujt më të largët

Shqipëria

Dekriminalizimi, Europol do hetojë pasuritë e politikanëve në vendet e BE dhe ishujt më të largët

Më: 31 mars 2017 Në ora: 12:42
Lulzim Basha

I sapo kthyer nga Kongresi i PPE në Maltë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se nuk ka tërheqje pas të opozitës pa krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Madje ai nënvizoi se do të ketë bashkëpunim me Europol për të hetuar dhe zbuluar paratë e politikanëve dhe të zgjedhurve. Për këtë Basha ka lajmëruar në qëndrimin e tij në çadrën e protestës . 

“Sot i sapo kthyer nga Malta dhe pasi kam dëgjuar broçkullat e mediave qeveritare që interpretojnë siç ju do prapanica fjalët e aleatëve tanë dhe jo e tyrja por e tij, se nuk ua mban ti thonë jo se i ka kapur për fyti, sot dua t’ju them: Nuk ka asnjë shans, zero shans që në të pranojmë një qeveri teknike kukull sepse në këtë betejë nuk jemi për karriget tona, fatin e partisë, por fatin e gjithë shqiptarëve të ndershëm. Nuk kërkojmë dhe as pranojmë një qeveri teknike fasadë çastin e fundit për tu hedhur hi sy shqiptarëve. Qeveria teknike është mjeti, kushti, beteja nga e cila nuk kthehemi pa fitore, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhje të lira dhe të ndershme do të thotë në rradhë të parë zbatim deri në një i ligjit të dekriminalizimit”, tha Basha në fjalën e tij duke falënderuar petagogët qëu bënë pjesë e protestës.

Po ashtu ai ka zbuluar dhe strategjinë e dekriminalizimit. “Protokoll special bashkëpunimi që do vërtetojë shenjat e gishtave të kriminelëve politikanë dhe politikanëve kriminelë. Prandaj ju them se ju gënjen mendja, kjo nuk është shfaqje, ky nuk është teatër, kjo është luftë dhëmbë për dhembë me politikën e inkriminuar, është luftë jetë a vdekje për Shqipërinë evropiane. Në këtë betejë kemi vënë zemrën tonë, cdo kriminel do largohet nga funksionet publike para se të ketë zgjedhje në këtë vend, ndaj me Rrosh e me Bush s’keni parë asgjë akoma. Shefave tuaj do ju jap edhe lajmin tjetër. Çështja e dytë që kam disktuar, ne s’do paguajmë miliona euro kompani private të shtrenjta për të gjurmuar ku keni futur paratë e vjedhura dhe të gjobës, me Europolin do ju gjurmojmë deri në ishujt më të largët dhe nuk ka vrimë miu ku ti fshihni paratë e drogës, rrjeta evropiane dhe amerikane po tendoset oqean më oqean, peshq të mëdhenj e peshq të vegjël bëhuni gati paratë e shqiptarëve do ti dorëzoni një më një”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat