Berisha denoncon rolin e ministrave të rinj në importin e plehrave nga Italia

Shqipëria

Berisha denoncon rolin e ministrave të rinj në importin e plehrave nga Italia

Më: 13 mars 2017 Në ora: 21:08
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për të emëruar si ministra të rinj të qeverisë Eduard Shalsin, Fatmir Xhafën dhe Olta Xhaçkën.

Sipas ish-kreut të qeverisë këta të fundit kanë secili një rol të caktuar në importin e helmeve toksike dhe lëndëve radioaktive nga Italia.

Statusi i Berishës në “Facebook”

Qeveria perfundon ne plehra! Grupi i mafies se plehrave merr mandatet e ministrave!

Qytetari dixhital denoncon:

Shperblimin e grupit te importit te helmeve toksike dhe lendeve radioaktive me mandate ministrash. Keshtu
-Shalsi dhe Xhafa jane hartuesit e ligjit te importit te lende e toksike dhe radioaktive nga Italia te zhdukura ne Shqiperi!
- Bashkshorti i ndrikull Xhaçkes, deputeti Artan Gaçi eshte ndermjetes kryesor ne aferen e plehrave! sb

"Pershendetje doktorr vertet media po shkruajn se Sajmir Tahiri iku se dinte dhe kishte folur per plehrat por po te keni parasysh ministrat e rinje jane eksponente kryesor te aferes se importit te helmeve dhe lendeve radioaktive nga Italia ne Shqiperi.
Keshtu Shalsi esht hartues i ligjit me garancine e plote te Fatmir Xhafes se ai do ta kalonte ne grupin parlamentar dhe ne parlament ashtu sikunder ndodhi.Kurse Artan Gaçi esht ndermjetesi ne mos qoft edhe ortaku shqiptar i kompanise italiane Fcl te ngarkuar me problemin e trajtimit te plehrave te importuara ne Shqiperi.Keshtu qe me sa duket emrimin e tyre ne postet ministrore e ka diktuar mafja e plehrave,me respekt D.L"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat