Rama thyen heshtjen: Ja pse i shkarkova 4 ministrat

Shqipëria

Rama thyen heshtjen: Ja pse i shkarkova 4 ministrat

Më: 12 mars 2017 Në ora: 17:18
Kryeministri i vendit Edi Rama

(E plotësuar) -  Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar emrat e 4 ministrave të cilët do të largohen nga qeveria e tij, duke mohuar aludimet se këto largime janë imponuar nga aleati Meta, apo nga presioni i ushtruar nga Partia Demokratike.

“Së pari këto ndryshime nuk kanë asnjë lidhje me shfaqjen televizive të PD. Të 4 ministrat e rinj do të jenë po nga Partia Socialiste Ndryshimet nuk lidhe me ndonjë kërkesë të Ilir Metës. ”, u shpreh Rama, duke theksuar se “ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asnjë gjë tjetër përveçse drejtuesit tanë politike të fokusohen në kontaktet me njerëzit për zgjedhjet.”

Ashtu siç edhe Top Channel pati bërë publike më herët, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Antikorrupsionit Bledi Çuçi dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi janë edhe ministrat që do të largohen.

Rama ka shprehur konsideratë për 4 ministrat e larguar ndërsa Tahirin e  ka cilësuar “Kampioni ynë, që transformoi policinë nga institucioni më i korruptuar pas gjyqësorit, në një institucion model”.

***

Kryeministri i vendit Edi Rama ka thyer heshtjen dhe ka folur më në fund në lidhje me shkarkimin e katër ministrave nga qeveria.

Rama ka dhënë edhe arsyet se përse janë shkarkuar ministrat. Ai tha se ministrat janë larguar, pas një kontributi, që sipas tij ishte i çmuar për vendin. Kreu i ekzekutivit kishte paralajmëruar sot se në orën 17.00 do të jepte edhe arsyet e shkarkimit të ministrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat