Basha "e vlerëson": Për llafe, mësuesi i Ramës meriton medalje ari!

Shqipëria

Basha "e vlerëson": Për llafe, mësuesi i Ramës meriton medalje ari!

Më: 7 mars 2017 Në ora: 20:04
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se mësuesit shqiptarë në këto 4 vite të qeverisë Rama nuk kanë pasur asnjë përkrahje të vërtetë shetetërore.

Duke folur nga çadra e protestës, në një bashkëbisedim me mësuesit, Basha akuzoi qeverinë, pasi sipas tij buxheti i Rilindjes është më regresivi që Shqipëria ka patur.

Kryedemokrati premtoi testim të ndershëm të mësuesve dhe punësim sipas aftësive proefsionale, duk u shprehur se “Diskriminimi politik do të marrë fund”.

“Arsimi shqiptar gjendet në ditë të vështirë, po ashtu mësuesit shqiptarë që për këto 4 vite nuk kanë pasur asnjë përkrahje të vërtetë shtetërore. Po qe për llafe, mësuesi i hartimit të Ramës duhet të marrë medalje ari. 4 vite më parë u premtua rritja e buxhetit për arsimin. Sot, buxheti i Rilindjes është më regresiv që Shqipëria ka patur. Rrogat e mësuesve janë në vend numëro. Edhe arsimi ashtu si shëndetësia dhe fushat e tjera vuajnë nga korrupsioni qeveritar, mungesa e vizionit europian të zhvillimit. Goditja dhe diskriminimi ndaj mësuesve është një e keqe e dyfishtë se godet mësuesin dhe brezin e ri, nxënësit dhe prindërit e tyre. Nuk ka investim më të mirë që një qeveri mund të bëjë se sa në arsimin e brezit të ri. Nuk ka krim më të rëndë se sa të presësh fondet për arsimin. Të gjithë jemi dëshmitarë se kjo e fundit ka ndodhur në arsim. Drejtoritë e arsimit janë kthyer në qendër krimi, e mësuesit ndodhen para një presioni psikologjik e politik ku i ka vendosur qeveria e krimit dhe e drogës,” tha Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat