Basha: Tre faktet kryesore se pse Edi Rama nuk mund të garantojë zgjedhje të lira

Shqipëria

Basha: Tre faktet kryesore se pse Edi Rama nuk mund të garantojë zgjedhje të lira

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 21:34
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sonte në emisionin Opinion se Edi Rama o do të largohet nëpërmjet një dialogu politik, ose do të rrëzohet nga qytetarët e bashkuar.

Basha tha se dialogu politik është kthesa ime për t’i dhënë fund një maskarade të zgjedhjeve të kapura dhe të blera, si dhe është përgjegjësi e çdo force politike e veçanërisht e këtyre forcave politike që përbëjnë sot qeverisjen, të cilat duhet t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sipas tij, kjo qeveri nuk mund të garantojë dot zgjedhje të lira dhe të ndershme, faktet në kohë i ka kundër kësaj aspirate që ajo pandeh.

Basha tha se faktologjia ka treguar se kjo qeveri nuk mund të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për tre arsye:

E para, inkriminimi i shtetit. Ky kryeministër ka sjellë banditët në zyrat e shtetit dhe në parlamentin shqiptar e bashkitë e vendit. Në institucionet më të rëndësishme, në vend që të kishim njerëz me integritet dhe përfaqësues të popullit, fatkeqësisht, kemi bandit të inkriminuar e të dënuar.

E dyta, kemi një gjeografi të bandave që janë bërë gati për t’i vërsulur votës së lirë. Nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim, qytet më qytet dhe fshat më fshat. Shikoni se çfarë ndodhi në Lezhë para dy ditësh, Arben Ndoka, i larguar gjoja në emër të dekriminalizimit ai sulmon Agustin Markun një ish eksponent të PS-së.

E treta, është droga. Dy miliard euro qarkullojnë para të pista nga kjo praktikë në Shqipëri, tha ambasadori i OSBE-së. Ndërsa vetëm BBC ka treguar se qarkullojnë 5 miliard euro nga droga në vendin tonë. Sot ka një kërcënim real nga droga, e cila është produkt e qeverisjes së inkriminuar.

Këtë e di çdo shqiptar që droga dhe krimi po shkatërrojnë Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat