Komisioni Europian 1.2 mln euro studim për HEC-et e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë

Shqipëria

Komisioni Europian 1.2 mln euro studim për HEC-et e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 17:27
Ilustrim

Komisioni Europian përmes projektit “ Infrastructure Project Facility 3” do të duhet të përfundojë deri në qershor të këtij viti, hartimin e një studimi në lidhje me sektorin e hidrocentraleve në Ballkanin Perëndimor, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Sipas të dhënave paraprake të studimit, shkruan monitor, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një kapacitet që hidroenergjetik që llogaritet në rreth 8,400 MW, sasi e cila gjenerohet nga 53 hidrocentrale me kapacitet 10 MW ose MW të madh dhe nga 203 Hec-e që kanë fuqi MW të vogël se 10MW.

Në terma gjeografik, kapacitetet variojnë nga 60 MW nëKosovë deri në afërsisht 1,800 – 2,100 MW në Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë dhe 3,100 MW në Serbi.

Nga analizat është arritur në përfundimin paraprak se kapaciteti aktual hidroenergjetik i Ballkanit Perëndimor mund të rriten nga 60 deri në 90%, duke iu referuar kushteve gjeografike të secilit prej këtyre shteteve.

Me përfundimin e këtij projekti do të mund të sigurohet një pasqyrë mbi potencialin hidroenergjetik, përfshirë këtu edhe rekomandimet mbi mundësitë konkrete sesi këto investime mund të kthehen në burime të qëndrueshme të energjisë, ndikimet që mund të vijnë nga ndryshimi i klimës, por edhe politikat e zhvillimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat