Temperatura të ulëta, deri në fund të javës

Shqipëria

Temperatura të ulëta, deri në fund të javës

Më: 9 janar 2017 Në ora: 08:46
Ilustrim

Moti i ftohtë që ka përshirë të gjithë vendin tonë këto ditë, duket se do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave.

Meteorologia Lajda Porja, në një prononcim për mediat, tha se, “nuk parashikohet të ketë reshje deri në datën 12 janar”. “Temperaturat, megjithëse rriten të hënën e të martën, kemi të bëjmë me një rritje të lehtë jo të ndjeshme, sidomos për zonat problematike, ku temperaturat shkojnë -19 gradë”, deklaroi Porja.

Sipas saj, megjithëse temperaturat do të rriten me 1-2 gradë, ngricat vazhdojnë të jenë prezente. Rritja më e ndjeshme, informoi Porja, do të fillojë nga dita e mërkurë e deri në fund të javës, ku pritet të ketë rritje me 3-4 gradë nga dita në ditë, duke bërë që fundjava, e shtunë dhe e dielë, të jetë më e paqëndrueshme dhe do të ketë edhe ndryshim të masave ajrore.

“Aktualisht kemi të ftohtin polar që ka mbërthyer pjesën më të madhe të kontinentit dhe gjithë gadishullin e Ballkanit”, shprehet Porja.

Në fakt, theksoi ajo, këto zona të cilat janë problematike pritet nga fundjava që vjen të shkojnë në vlerat e tyre tipike. Aktualisht , vijoi Porja, temperaturat janë ekstremisht të ulëta, – 19 gradë të shënuara në qytete. Ndërkohë, sipas saj, në qafa malesh apo zona të tjera temperatura është edhe më e ulët se sa kaq.

“Deri të premten situata do të mbetet e tillë. Parashikohet që temperaturat në fundin e javës të shkojnë në vlerat -9 deri -4 gradë“, deklaroi Porja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat