Ambasada amerikane uron shqiptarët me rastin e Vitit të Ri

Shqipëria

Ambasada amerikane uron shqiptarët me rastin e Vitit të Ri

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 09:34
Foto festive të animuar

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në “Facebook” një kartolinë urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e Vitit të Ri.

“Ambasadori Lu, unë dhe i gjithë stafi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ju urojmë një Vit të Ri të gëzuar dhe të shëndetshëm! Ka qenë një privilegj të bashkëbisedoj me ju dhe t’u përgjigjem pyetjeve tuaja këtë vit; Kenny dhe unë shpresojmë të kemi më shumë argëtim dhe aventura me ju në vitin që vjen. Dhe sigurisht, nëse ju keni ndonjë pyetje të minutës së fundit mbi vizat, unë do t’i përgjigjem me kënaqësi në komentet më poshtë. Gëzuar!”, thuhet në mesazhin e shoqëruar me një foto festive të animuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat