Prekëse, 8-vjeçarja nga Tirana letër presidentit të Sirisë: Ju lutem ndaloni luftën!

Shqipëria

Prekëse, 8-vjeçarja nga Tirana letër presidentit të Sirisë: Ju lutem ndaloni luftën!

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 09:40
Lufta në Siri

Lufta në Siri ka prekur jo vetëm qytetarët e këtij vendi, por gjithë njerëzit anembanë botës, madje edhe fëmijët.

Një vajzë 8-vjeçare nga Tirana i ka shkruar një letër presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, ku lutet të ndalojë luftën që po bëhet atje, duke vrarë njerëz të pafajshëm. Vajza e quajtur Reida shprehet se fëmijët kanë të drejtën të jetojnë në paqe dhe se njerëzit nuk duhet të vriten por të jetojnë të lirë. “Mos ua shkatërroni jetën atyre”, shprehet 8-vjecarja në fund të letrës së saj. Nuk dihet nëse letra do mbërrijë ndonjë ditë në duart e Assad, por e rëndësishme është se vogëlushja shqiptare nuk mund të rrinte indiferente përballë një situate të tillë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat