Kotzias: Jemi të gatshëm të zgjidhim problemet me Shqipërinë

Shqipëria

Kotzias: Jemi të gatshëm të zgjidhim problemet me Shqipërinë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:00
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar se Greqia do ta mbështesë integrimin europian të Shqipërisë, në kohën kur Tirana zyrtare të ketë plotësuar disa kushte, në mesin e të cilave është edhe respektimi i të drejtave të pronës të minoritetit grek në vendin tonë. Gjatë konferencës së përbashkët në Athinë të Kotziasit, me ministrin e Jashtëm gjerman Shtainmajer, ministri Kotzias tha se me Shqipërinë është duke u punuar për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për problemet nga e kaluara dhe për të përcaktuar të ardhmen.

“Janë ngritur gjithsej gjashtë grupe konsultative për probleme të veçanta, mbi një grup të madh ombrellë, që është përgjegjësi e Sekretarëve të Përgjithshëm të të dyja shteteve. Për fat të keq, në Shqipëri ka një tendencë në rritje të nacionalizmit, në prag të zgjedhjeve. Rekomandimi dhe inkurajimi im për të gjithë është që të ulen tonet, për të rënë dakord në një rrugë europiane, dhe si ne mund të zgjidhim menjëherë problemet tona, duke mos lejuar që ata të ndërhyjnë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, tha kreu i diplomacisë greke.

Kotzias më tej ka shtuar se më datë 12 dhjetor do të dëgjohen përfundimet e Këshillit Europian për Shqipërinë dhe se Greqia e do Shqipërinë në Evropë, për shkak se është një fqinje e shtetit grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat