Basha: Investimi në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, prioriteti ynë

Shqipëria

Basha: Investimi në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, prioriteti ynë

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 11:14
Kryetari i PD-se, Basha, ne takim me banore te Sukthit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjet e përmbytura në fshatin Rrushkull në Durrës, ku mbi 15 shtëpi ndodhen ende nën ujë dhe baltë, prej 2 javësh. Kreu i PD-së tha se hallet tuaja do të jenë shqetësimi kryesor i qeverisjes së nesërme, e cila nuk do t’i lërë vetëm.

Prioriteti ynë do të jetë investimi në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, tha Basha, por dhe ndërtimi i rrugëve dhe shkollës, për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve.
Sipas tij, qeveria është larg shqetësimeve të qytetarëve dhe i ka braktisur ata me mendje, ndaj nuk vjen as me trup këtu t’i shohë, se nuk i llogarit më.

Ai i premtoi banorëve të Rrushkullit se qeveria e ardhshme, do t’i ketë banorët e kësaj zone në qendër të vëmëndjes, se ajo do të jetë qeveria e njerëzve.

Basha u takua dhe me fermerë të këtij fshati dhe ata të zonës së Sukthit, të cilët vuajnë mungesën e titujve të pronësisë, investimeve ne infrastrukturë dhe mungesën e plotë të subvencioneve në bujqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat