Samiti i Diasporës, Blushi: Dështoi t’u siguronte emigrantëve të drejtën e votës

Shqipëria

Samiti i Diasporës, Blushi: Dështoi t’u siguronte emigrantëve të drejtën e votës

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 21:29
Krijuesi i partisë së re parlamentare LIBRA, Ben Blushi

Krijuesi i partisë së re parlamentare LIBRA, Ben Blushi ka deklaruar se “Samiti i Diasporës ka dështuar t’u sigurojë shqiptarëve në emigracion të drejtën e votës”.

“Arsyeja që u dha nga qeveria është vetëm alibi e shëmtuar. Tre vjet mjaftonin për regjistrimin e tyre dhe votimin elektronik”, reagoi Blushi.

Sipas tij, diaspora duhet të ketë jo vetëm të drejtën e votës, por edhe të përfaqësimit në Kuvend, “në kushtet kur 40 për qind prej nesh jetojnë në emigracion.

“LIBRA do të luftojë që kjo e drejtë të kthehet në normë!”, ka thënë në fund Ben Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat