Mbyllen regjistrimet për në Universitet, 3200 kuota mbeten bosh

Shqipëria

Mbyllen regjistrimet për në Universitet, 3200 kuota mbeten bosh

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 21:21
Ilustrim

Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë mbyllur regjistrimet për të ndjekur studimet e larta në Universitet.

Sipas të dhënave të MAS, kanë mbetur të lira 3200 kuota në të cilat nuk është regjistruar asnjë student.

Afati i fundit për regjistrimet e maturantëve për në Universitet ka qenë data 1 nëntor. Kjo datë u shty për t’i dhënë më shumë kohë maturantëve që të kishin mundësi të regjistroheshin.

Skema e re e Ministrisë së Arsimit për ndjekjen e studimeve të larta u aplikua për herë të parë këtë vit. Por të shumta kanë qenë kritikat dhe akuzat e maturantëve ndaj këtij institucioni.

Ankesat e maturantëve konstitonin në faktin se skema e re u “digjte” mundësinë që të fitonin degë studimi në universitetet publike, dhe u jepte prioritet universiteteve private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat