Rama: Ndërtojmë vetëm dy HEC-e në Valbonë, ruhet peizazhi

Shqipëria

Rama: Ndërtojmë vetëm dy HEC-e në Valbonë, ruhet peizazhi

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 14:40
Kreu i qeverisë Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë replikave në Kuvend me deputetët e opozitës, deklaroi se qeveria ka anuluar 9 nga 11 HEC-et e parashikuara nga Berisha për t’u ndërtuar në Valbonë.

Rama theksoi se do të ndërtohen vetëm 2 HEC-e, të cilat ishin të pamundur të anuloheshin. Kryeministri siguroi se HEC-et do të ndërtohen brenda parametrave të Evropës Veriore dhe nuk do të cenojnë aspak peizazhin e zonës.

“Vetëm 2 jo 11, të cilat kanë marrë dritën jeshile për shkak pamundësie të plotë ligjore për të bërë anulimin, janë kaluar në filtra njëri pas tjetrit, për të garantuar me ekspertizë ndërkombëtare standarde mjedisore dhe cilësi projektimi e inxhinierik të njëjtë me ata që vazhdojnë të ndërtohen në Evropën e Veriut. Për publikun, kur dëgjoni hidrocentrale në Valbonë lidhur me këto dy projekte sepse 9 të tjerave nuk u është dhënë drita jeshile, mos parafytyroni diga. Nuk do të ndërtohen diga. Nuk do ndërtohen strukturat që secili i imagjinon kur flitet për një hidrocentral sepse teknologjia e përdorur është krejt tjetër, dhe peizazhi është krejtësisht i pacenuar”, tha Rama në fjalën e mbajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat