Irma Kopliku ka qenë dje e ftuar në një dasëm shkodrane, nga e cila ka shpërndarë disa foto. Deputetja shkodranë në postimin e saj e ka uruar çiftin e ri për martesën, por ka diçka që nuk shkon në një nga fotot e saj.
Një tavëll cigaresh ndodhet mbi tavolinën ku ajo qëndron, e mbushur me bishta cigaresh. Sigurisht, kjo përbën shkelje gjersa dasma zhvillohet në një ambient të mbyllur.
Nuk dihet nëse këtë gjë e ka bërë vetë deputetja, por mund të themi se ajo është treguar tolerante në këtë rast përderisa e di mjaft mirë që ky veprim përbën shkelje ligji.