PD, kritika prokurorisë: Heton protestat e opozitës, por jo koncesionet e Ramës

Shqipëria

PD, kritika prokurorisë: Heton protestat e opozitës, por jo koncesionet e Ramës

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 14:47
Ilustrim

Partia Demokratike shpreh kritika ndaj Prokurorisë. Sekretari i përgjithshëm i selisë blu deklaron se organi i akuzës po zvarrit hetimet për aferën e Cezit apo skandale të tjera, ku është përfshirë sipas saj qeveria Rama, ndërsa fokuson të gjitha energjitë tek çështje si protesta e demokratëve në 8 Dhjetorin e shkuar.

“Prokuroria ka zbuluar dëmin 5 mijë euro, po s’ka bërë asgjë për vjedhjen më të madhe që u është bërë shqiptarëve me aferën CEZ, me 600 milionë euro. S’ka bërë ende asgjë për aferën skandaloze të Sharrës ku humbi jetën Arditi. Dhe po atë ditë, me 8 Dhjetor, Erion Veliaj falsifikoi një dokument zyrtar, kallëzimi është në prokurori pikërisht nga polici që iu vodh firma dhe organi i akuzës ende ska bërë asnjë hap në këtë drejtim.”

Sipas demokratëve institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm kontrollohet nga vetë kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat