Ish-Kryeministri Berisha i ftuar në TV Klan në programin “Xing me Ermalin” është pyetur nga Mamaqi nëse e ka ndjekur intervistën e Kryeministrit Rama me të. Me humorin që e karakterizon, por i drejtpërdrejtë Berisha është shprehur se rastësisht e ka parë dhe menjëherë ka ndërruar kanalin televiziv.
“Ai është artificial, ta shpif”, është shprehur Berisha duke shkaktuar të qeshura në publik dhe duke shtuar se Rama eshte me komplekse.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka rikonfirmuar edhe njëherë se Lulzim Basha është kryetari i PD dhe çdo vendimmarrje i takon atij.
I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Berisha tha se nuk ndërhyn në punët e Bashës dhe tha se i lejon kryedemokratit që të diskutojë me të për çështje të caktuara.
“Lulzim Basha dhe çdonjeri nga demokratët mund të pyesë të diskutojë, natyrisht jo për cdo gjë, se natyrisht jo për cdo gjë unë i lejoj vetes të shpreh qëndrime”, u shpreh Berisha.